Sot në emisionin ?Arena? nga Dritan Hila,u fol për situatën politike në vend, dhe sistemin zgjedhor të shumëdebatueshëm në vendin tonë. Të gjithë akuzojnë marrëveshjen e vitit 2008 mes Berishës dhe Ramës për bllokimin e situatës politike. Por askush nuk merr një hap të ndryshojë këtë situatë. Qeveria e quan sistemin më të mirë. Opozita ka pranuar dobësitë por nuk merr asnjë iniciative ligjore. Ndërkohë me shume se gjysma e elektoratit është e papërfaqësuar. Listat e hapura; sistemi proporcional në rang kombëtar ose ai mazhoritar i korrigjuar janë zgjidhja, por dikush i pengon. ?Kush ka frikë nga zgjedhjet e ndershme?? Te ftuar deputetet Myslim Murrizi; politikanët Zef Bushati dhe Eduard Abazi, dhe opinionin e profesor Kristaq Kume