RTV Ora - Bushati flet për krizën politike: Grekët dhe maqedonasit e gjetën gjuhën. Po ne?

  • 5 years ago
#rtvora
sh-ministri i Jashtëm dhe deputeti i PS, Ditmir Bushati i është drejtuar sot socialistëve të vjetër, Gramoz Ruçit, Musa Ulqinit dhe Pandeli Majkos se është koha për të parë përpara dhe jo për të qenë nostaligjik i së shkuarës.

Gjatë fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit, ai kërkoi që Shqipëria të marrë shembullin e Greqisë dhe Maqedonisë.

Ka ardhur koha tha Bushati që edhe shqiptarët të gjejnë gjuhën me njëri - tjetrin.

"Kur e gjeti Greqia dhe Maqedonia, pse mos e gjejnë gjuhën shqiptarët me njëri-tjetrin", u shpreh i revoltuar Bushati.

Pjesë nga fjala e Bushatit

Ne jemi në një udhëkryq të madh. Lexova një artikull të "FT" një prej gazetave prestigjioze. E dini me çfarë hapej faqja e parë? Me foton selfie të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut dhe kryeministrit të Greqisë, për arritjen e madhe historike pas 3 dekadash. Unë sot pyes, si ka mundësi zoti Ruçi, si ka mundësi zoti Ulqini, zoti Majko e deri tek kolegia që foli për herë të parë në këtë parlament, pse kur grekët e maqedonasit e gjetën gjuhën për të parë përpara, ne nuk paskemi mundësi për të gjetur gjuhën me njëri-tjetrin?!

A jemi të gjithë Shqiptarë, a jemi pjesë e një kombi?

Pse e kemi kaq të vështirë të turpërojmë veten tonë lart e poshtë.

Pse nuk e gjejmë dot gjuhën për të parë përpara?

Çfarë do ti themi sot ne një 30 vjeçari?

Njerëzit që luftuan gjatë luftës së dytë botërore po mbesin gjithnjë e më pak për shkak të arsyeve biologjike. Njerëzit që kontribuon në komunizëm për atë që quhej pasurie kolektive ose sot janë të dëshpëruar ose e kanë lënë këtë vend për shkak se pasuria u grumbullua në një rreth vicioz njerëzish.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/index.php/article/shperthen-bushati-te-gjejme-gjuhen-te-ecur-perpara-jo-me-nostalgjik-te-se-shkuares

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz