Pendarovski: Pakti i Prespës nuk ndryshohet

  • 5 years ago
Marrëveshja e Prespës mban nënshkrimin e Kombeve të Bashkuara dhe ajo vështirë mund të ndryshojë. Kështu ka deklaruar para qytetarëve të Komunës së Aerodromit, Stevo Pendarovski, kandidat i mbështetur nga partitë në pushtet. Pendarovski ka deklaruar se klauzolë e pandryshueshme në Kushtetutë nuk mund të vendoset, për shkak se me dy të tretën e votave në Kuvend, gjithmonë mund të bëhen ndryshime.