Aksident në Rrogozhinë, makina përfundon me rrota përpjetë

  • 5 years ago
Një aksident ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në Rrogozhinë ku një makinë është rrokullisur në mes të rrugës.

Dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e makinës ku më pas ka përfunduar me rrota përpjetë. Nga ky aksident raportohet se nuk ka asnjë person të lënduar rëndë. Ndërkohë policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për të zbardhur të plotë shkaqet e aksidentit.