RTV Ora - Në protestë për kempin, 55-vjeçari invalid u tërhoq zvarrë nga policia

  • 5 years ago
#rtvora
Në njërën dorë patericën dhe në tjetër flamurin kombëtar dhe atë të Bashkimit Europian Gjergj Çuni, iu bashkua protestës së opozitës ditën e enjte para parlamentit.

Gjergj Çuni: "Gjendja ime ekonomike është e dobët se më kanë hequr kafshatën e bukës. Nuk më merr njeri në punë. Nuk më intereson se kush është në parti mua më kanë hequr të drejtën."

Por teksa kërkonte me zë të lartë t`i rikthehej kempi që i është ndërprerë prej muajit korrik të vitit të kaluar, ai është tërhequr me forcë nga efektivët e policisë.

Gjergj Çuni: "Unë nuk përdora dhunë, policia ka përdorur dhunë. Më kanë tërhequr zvarrë. I thashë që jeni policët tanë, jeni vëllezërit tanë, nuk kam ardhur të bëj luftë me ju por për të kërkuar të drejtën time."

Në protestë shprehet se e solli ndërprerja e pagesës së paaftësisë, që ishte i vetmi burim të ardhurash për familjen Çuni, e përbërë nga katër anëtarë.

Gjergj Çuni: "Kemi marrë borxhe për të përballuar jetën, na kanë ndihmuar edhe njerëz të mirë."

Ashtu siç edhe këto dokumente dëshmojnë më 22 shkurt të këtij viti, Kempi Epror shprehet se ai është i aftë për punë edhe pse 55-vjeçari nuk është në gjendje të ecë pa ndihmën e patericës.

Heqjen e kempit ai e lidh me pjesëmarrjen e tij në tubimet e opozitës.

Pavarësisht kësaj, Gjergj Çuni thekson se do të vijojë të kërkojë të drejtën duke protestuar.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ne-proteste-kempin-55-vjecari-invalid-u-terhoq-zvarre-nga-policia

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz