Report TV -Gjyq për Tahirin! 'Jam ende ministri kampion!

  • 5 years ago
Pas tetë orëve seancë gjyqësore, Gjykata për Krime të Rënda ka marrë vendim për ish-ministrin e Punëve të Brendshme Saimir Tahiri: Dosja e prokurorisë kundër tij do të kalojë për gjykim. Ish-ministri ka kërkuar gjykim të shkurtuar, që do të thotë se në rast dënimi ai përfiton ulje të dënimit me 1/3 dhe prokuroria dhe avokatët nuk mund të shtojnë prova të reja. Por Tahiri u kujdes të theksojë se gjykimi i shkurtuar nuk do të thotë se ai ka pranuar fajësinë, por thjesht dëshiron që procesi gjyqësor ndaj tij të jetë i shkurtër dhe të mos zvarritet.

Sa i përket dosjes së tij voluminoze me 53 fashikuj që shkoi me karrocë në gjykatë, Tahiri tha se do ndjekë çdo fazë të procesit me përpikmëri.

"Tani shkojmë në gjykim. Ajo që vjen para është më e rëndësishme se ajo që shkoi. Ky është një shans për mua për të treguar atë që kam thënë gjithmonë. Nuk dua të merrem me llojin e akuzës, jam rezervuar gjithmonë të komentoj drejtësinë, prokurorinë apo gjykatën, nuk do ta bëj as tani në respekt të një sistemi për të cilin kam kontribuar edhe unë. Unë kërkova që gjykimi të mos jetë një histori zvarritje e pafund, prokuroria ka pretendimet e saj unë kam shumë më shumë për të pretenduar se prokuroria, nuk ka nevojë për zgjatje pafundësisht.. Saktësoni që unë vazhdoj dhe do vazhdoj deri në fund të argumentoj atë që kam pretenduar që në fillim, që nuk kam pikën e lidhjes me këtë çështje. Atë që verifikoi gjykata italiane, prokurorët pretendojnë që vendimi i Italisë...mendojnë ndryshe, është çështje e tyre. Drejtësia prandaj është e bukur se në shumicën e raste nuk bën gjithmonë drejtësi, por në ato pak raste që bën drejtësi, ja vlen.

Unë kam pak zor të flas për veten në këto pozita. Unë do të ndjek me përpikëri çdo fazë të gjykimit. Di t'iu them që kur kjo ndodh me mua merre me mend me njerëzit që nuk kanë mundësin të flasin përpara jush. Nuk më pëlqen pozita e njeriut me poza heroike.

Unë i kërkova prokurorisë të më bëjë akuzë të qartë dhe të saktë, prokuroria ka detyrimin të më tregonte në seancë cilin veprim kam bërë unë që kam shkelur ligjin. Prokuroria nuk u përgjigj pas disa herëve që u interesova unë dhe gjykata. Nga sot e tutje që mbaron hetimi keni folur vetëm unë (duke ju drejtuar gazetarëve), unë nuk kam folur për mënyrën si janë zhvilluar ngjarjet. Sot e tutje do të flas edhe unë në gjykatë dhe publikun, nuk mund të jetë më një proces i mbyllur, ku provat trafikohen nëpërmjet...ka kohë për të gjitha. Ky proces i ka kapërcyer kufijtë e një maskarade. Unë di t'iu them se e dyshoj që është ky sistemi i drejtësisë për të cilin unë luftova.

Category

📺
TV

Recommended