Xheparoshët në aksion, frikë dhe pasiguri tek qytetarët

  • 5 years ago
Vjedhjet nëpër autobusët e Shkupit alarmojnë qytetarët për vigjilencë gjatë shfrytëzimit të transportit urban. Xheparoshët sipas tyre po shfrytëzojnë pikat më të frekuentuara të stacioneve të autobusëve për ?gjahun? e tyre. Janë kryesisht persona që në dukje të parë nuk krijojnë përshtypjen e vjedhësve. Nga MPB-ja thonë se kanë pranuar denoncime, por numri i tyre është në rënie e sipër.