Rreth 1 javë pas ekzekutimit të Jurgen Kurtit në Tiranë, policia ka vënë në pranga tre persona, ndërsa është shpallur në kërkim një tjetër shtetas.
Arrestimi i Elsi Levendi, 21-vjeç, Alesio Berberi, 33-vjeç, dhe Olsi Qalliaj, 22-vjeç, është kyer pasi akuzohen si bashkëpunëtorë në vrasjen e Kurtit, ndërsa burime të sigurta nga policia thonë se vrasja është kryer me pagesë. Për këtë rast janë kryer përgjime, nga të cilat është kapur edhe shifra e pagesës prej 30 mijë eurosh.
Shkak për ekzekutimin e Jurgen Kurtit dyshohet se kanë qenë konfliktet e vjetra ku ishte përfshirë viktima, ndër të cilat edhe vrasja e Agim Arapajt në Durrës. Pas ekzekutimit të Kurtit djali i Arapajt, u shpall në kërkim, por në një komunikim për RTV ORA Dervis Arapaj mohoi të kishte lidhje me ngjarjen, ashtu siç deklaroi më parë edhe e ëma e tij.
Arrestimi i 3 të akuzuarve është bërë gjatë mbrëmjes së të hënës në Tiranë. Ata kanë mohuar gjatë dëshmisë në polici të kenë patur lidhje me vrasjen.