RTV Ora - Vrasja e avokatit Gurra, 5 ditë bojkot proceseve gjyqësore

  • 5 years ago
#rtvora

Avokatët e Elbasanit do të bojkotojnë për 5 ditë gjyqet dhe çdo shërbim tjetër pranë gjykatës si shenjë protestë për ekzekutimin të premten të kolegut Ravik Gurra. Gjatë diskutimit ku u mor ky vendim anëtarët e Dhomës së Avokatisë Elbasan e cilësuan të turpshme indiferentizmin sipas tyre nga ana e institucioneve të shtetit dhe Dhomës Kombëtare të Avokatisë. Ata paralajmëruan se nëse nuk ka reagime deri të premten atëherë do të kalojnë në grevë pa afat.

Ekzekutimi i avokatit Ravik Gurra për kolegët në Elbasan ishte një kambanë alarmi për sigurinë, ndaj në shenjë protestë për vrasjen mafioze në qendër të qytetit vendosën bojkot të proceseve gjyqësore për 5 ditë.

"Turp i madh, i padëgjuar ndonjëherë. Të vritet një avokat, të vritet një koleg pas 27 vjetësh që është vrarë një koleg tjetër. Ky është një precedent tani. Këtë duhet ta kuptojnë të gjithë Dhomat e Avokatisë. Vetë Dhoma Kombëtare e Avokatisë duhet të jetë iniciatore që të pezullohen gjyqet në gjithë Shqipërinë".

Avokatët e Elbasanit kërkuan solidaritetin e kolegëve në të gjithë vendin kundër këtij precedenti, që sipas tyre nuk ka ndodhur as në vitin 1997.

"Të godasësh një gjyqtar është e rëndë shumë, të godasësh një prokuror është e rëndë shumë, por të godasësh një avokat është shumë e rëndë. Është goditur një nga kolonat e shtetit, institucioni i avokatit ka rënë."

Dhe në rast se reagimi i institucioneve të shtetit do të mungojë, të premten avokatët e Elbasanit do të vendosin për grevë pa afat.

"Vendosëm të bojkotojmë çdo gjyq me afat 5 ditor derisa të reagojnë organet kompetente".

Avokati Ravik Gurra u vra mbrëmjen e 22 marsit në një lokal në qendër të Elbasanit. Ai njihej si mbrojtës ligjor i Çapajve në Elbasan, Emiljano Shullazit dhe grupit Hakmarrja për drejtësi vite më parë.

Për shkak të specifikës hetimet po ndiqen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ndërsa janë shtrirë në disa pista, ku kryesorja mbetet ajo për shkak të detyrës, por pa përjashtuar as implikime personale në çështje të tjera.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vrasja-e-avokatit-gurra-dhoma-e-avokateve-elbasan-bojkoton-cdo-seance-tre-dite

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz