Haradinaj rrën “kufijtë” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV ?Njëzet vjet pas bombardimeve të NATO-s, situata mes Kosovës e Serbisë vazhdon të jetë e tensionuar. Minirepublika vazhdon të jetë një vatër krize. Po të mos ishte Haradinaj dhe shokët e tij, ndoshta nuk do të ekzistonte sot Republika më e re e Europës?.Kështu shkruan gazeta gjermane ?Der Spiegel? në një artikull kushtuar Kosovës.Gjatë një bisede me kryeministrin Ramush Haradinaj, media gjermane thekson se sot, politikanët në Prishtinë e Beograd po përballen me një diskutim, për të cilin besohej se kishte përfunduar me kohë, ai për ndryshimin e kufijve.Të dy presidentët, ai i Serbisë dhe Kosovës, kanë biseduar për këtë çështje në Bruksel, por për kryeministrin Haradinaj, ?tragjeditë në Ballkan kanë patur gjithmonë të bëjnë me kufijtë, e kush i hap këto çështje, përgatit tragjedi të reja?Por taksa 100% ndaj mallrave serbe, duket se ka ngrirë dialogun. Ajo erdhi si një shenjë hakmarrjeje e në këmbim të pezullimit të saj, Haradinaj kërkon njohjen e Kosovës shtet nga Beogradi zyrtar.Madje Haradinaj shprehet se ?fjala është për një vendim sovran të qeverisë së Kosovës. Prishtina nuk është koloni e Uashingtonit dhe ka të drejtë të hakmerret- psh, për veton e fundit të Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol?.Synimet e europianëve, ankohet Kryeministri i Kosovës, krahasuar me ato të Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë vështirë të deshifrueshme:?Kur njerëzit tanë udhëtuan në Janar në Bruksel tek Mogherini, ata me vete kishin një draft prej 30 faqesh për zgjidhjen e konfliktit?. Dhe çfarë morën si kundërshpërblim nga negociatorja e BE-së? ?Asgjë?, thotë Haradinaj, ?pos kafes dhe ujit, gjithsesi gratis?.Nga ana tjetër, administrata e presidentit amerikan Donald Trumpit dëshiron që Kosova të arrijë zgjidhje historike si ajo mese dy Koreve.