Turqia ka ardhur vetëm për fitore në Shkodër. Ky është mendimi i një prej tifozëve të ardhur në Shqipëri për të parë takimin mes kuqezinjve dhe kombëtares së tyre, në kuadër të fazës kualifikuese të Euro2020.
Në një prej prononcimeve për gazetarin e RTV Ora, Altin Sulçe, një prej tifozëve tha se Shqipëria është një skuadër e vështirë për kombëtaren e tij, por takimi do fitohet prej tyre. Një përgjigje që është pritur me duartrokitje nga tifozët e ardhur nga Durrësi, të cilët edhe pse të ngacmuar nga gazetari e kanë marrë me sportivitet përgjigjen e tifozit turk.