Report TV -Veliaj: Konsumi i produkteve vendase, patriotizmi më i mirë

Report TV

by Report TV

0 views
Agroturizmi po zë gjithnjë e më shumë një vend të veçantë në ekonominë e Tiranës. Shumë ekonomi të vogla nga fshatrat e Tiranës, që i janë kushtuar më së shumti zhvillimit të agroturizmit me bazë te produktet bio të zonave periferike, kanë ekspozuar produktet e tyre në një festë të veçantë të zhvilluar në Lundër. Siç njofton Bashkia e Tiranës, pjesë e festës u bë edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, zëvendësministri i Bujqësisë Dhimo Kota, kreu i Njësisë Administrative të Farkës, Ardian Tufa, i cili ishte edhe mikpritësi i kësaj feste lokale, që ka si synim të nxisë sa më shumë zhvillimin e agroturizmit në rrethinat e Tiranës.

Kryebashkiaku Veliaj falenderoi të gjithë banorët që iu bashkuan festës, ndërsa theksoi rëndësinë që ka për ekonominë e kryqytetit zhvillimi i ekonomive të vogla me bazë te agroturizmi. Sipas tij, Tirana ofron jo vetëm prudukte bujqësore dhe blegtorale shumë të mira, por ka edhe një natyrë që ofron mundësi fantastike për zhvillimin e agroturizmit dhe thithjen e sa më shumë vizitorëve.

?Jam shumë i lumtur që bashkë me Blendin, kemi filluar një mini-tur nëpër gjithë periferinë e Tiranës. E filluam në Dajt, me ?Dajti n?fest?, ku miksuam pak edhe çfarë ofron mali dhe atë lloj turizmi, por sigurisht edhe prodhimet e zonës. Duam ta vazhdojmë këtë itinerar, por përtej simbolikës, besoj që fabula më e bukur është se çdo tavolinë e ka të lidhur fatin me tavolinën tjetër. Mjalti e ka lidhur me tavolinën e verës. Vera e ka lidhur me tavolinën e vajit. Kjo është mënyra më e thjeshtë për të shpjeguar se si qarkullon leku në ekonomi?, tha Veliaj.