RTV Ora – Korcë, rrezikohen 20 monumente kulture

Ora News Lajme

by Ora News Lajme

0 views
#rtvora
Kisha e Shën Mërisë në Niçë të Pogradrecit është në krye të listës së 20 monumenteve të rrezikuara pas dimrit të ashpër që kaloi qarku i Korçës.

Mungesa e vëmendjes për vite me radhë ka bërë që objekti fetar i mbrojtur nga shteti të rrezikojë dëmtime të parikthyeshme.

Gjergji Koki: "Ka ndjeshmëri të madhe për banorët, që kanë iniciativën për ta financuar vetë restaurimin e kësaj kishe. Ne kemi miratuar projektin e restaurimit dy muaj më parë në Këshillin Kombëtar të Restaurimit dhe parashikojmë që kur koha të jetë optimale të ndërhyjmë për ta shpëtuar këtë objekt dhe për ta nxjerrë nga lista e rrezikut."

Ura dhe shtëpi karakteristike qindra vjeçare plotësojnë listën e objekteve të mbrojtura që kanë në nivelin më të lartë të riskut

Gjergji Koki: "Shumica prej tyre janë banesa private që ndodhen në fshatra të thella, si zona e Mokës, Devollit apo zona të tjera në pjesën e Ersekës. Gjithashtu janë edhe disa ura që synojmë ti restaurojmë në vitet që vijnë, apo objekte kulti që kanë funksione të ndryshme."

Në qarkun e Korçës numërohen 167 objekte monument kulture të kategorive të ndryshme, disa nga të cilat kërkojnë ndërhyrje urgjente për të shpëtuar vlerat e rralla që mbartin.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/korce-rrezikohen-20-monumente-kulture
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz