RTV Ora - Ekskluzive/ Demollari "skanon" kombëtaren: Panucci duhet të mbështetet

  • 5 years ago
#rtvora

Viti 2019 është një fillim i ri për kombëtaren shqiptare të futbollit. Të premten kuqezinjtë zbresin në fushë për tu përballur me Turqinë, në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Euro2020. Ish-trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Sulejman Demollari në intervistën e dhënë për RTV Ora thotë se suksesi në sfidën e parë është shumë i rëndësishëm për të patur moral për vijimësi.

"Shpresojmë, brenda të jetë edhe fati që të arrijmë në rezultate pozitive. E rëndësishme është takimi i parë që është me Turqinë. Duhet një vlerësim maksimal dhe çunat të japin maksimumin që të arrijmë atë që dëshirojmë të gjithë, një rezultat pozitiv. Gjithmonë do t jenë shanset brenda por siç e themi të gjithë ndeshjet t'i marrim hap pas hapi. E rëndësishmë është që ndeshjen e parë ta kalojmë me një rezultat pozitiv. "-tha fillimisht ish-trajneri.

Demollari analizoi edhe zhvillimet e fundit në ekipin kombëtar, si refuzimin e Ermir Lenjanit dhe vendimin e Panuccit për të lënë jashtë Thomas Strakoshën për shkak vonese.

"Këto janë rregulla që i dimë të gjithë. Janë të vendosura nga stafi, nga trajneri i ekipit kombëtar. Edhe unë jam me mendimin se duhet të jemi profesionista. Disiplina është pika kryesore. Është një vendim i trajnerit. Duhet që ta mbështesim edhe mendimin e trajnerit, por grupi është dhe shpresojmë që trajneri të bëj zgjedhjen më të mirë për të bërë edhe një ndeshje dinjitoze dhe për të marrë një rezultat pozitiv. -shtoi ai.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ekskluzive-demollari-skanon-kombetaren-panucci-duhet-te-mbeshtetet

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz