Hetimet per vrasjen e Polias

RTV KLAN

by RTV KLAN

3 views
Policia e Shkodrës ende nuk ka ndonjë person të dyshuar për vrasjen e 35-vjeçarit Ferdinand Polia. Hetuesit nuk janë ndihmuar as nga dëshmia e mikut të viktimës që udhëtonte në të njëjtin mjet me 35-vjeçarin, por që fatmirësisht i shpëtoi atentatit. Xhovan Marashi ka rrëfyer momentet e tmerrit.

"Një motor  i llojit ?TMAX? ngjyrë gri, na ka ardhur përballë dhe ka qëlluar në drejtim tonin, jam ulur dhe pastaj kam dëgjuar vetëm goditjet e plumbave në mjet. Drejtuesi i motorit kishte skafandër të zezë, asgjë më shumë nuk di dhe nuk kam parë. Çdo gjë ndodhi aq shpejt, dhe se vetëm kam parë se si Nardin e përshkonin plumbat. Nuk mbaj mend shumë gjëra, sepse plumbat pa reshtur binin mbi ne".

Në vendngjarje janë gjetur 20 gëzhoja, ndërsa viktima është goditur plot 18 herë. Ka dyshime se për ekzekutimin e 35-vjeçarit është përdorur armë me silenciator e llojit ?Skorpions?.

Policia  ka marrë në pyetje disa persona, përfshi edhe familjarë të afërm të viktimës, por dëshmitë e tyre nuk kanë ndihmuar hetuesit.

Krimi ka tronditur opinionin në Shkodër, sidomos kolegët e tij të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura. Pasi kishte punuar për shumë vite në Itali, Ferdinand Polia së bashku me familjen e tij kishte hapur një bujtinë në Theth.

Tv Klan