1 viktime ne dy aksidente

RTV KLAN

by RTV KLAN

2 views
Një person ka humbur jetën kurse tetë të tjerë janë plagosur, në dy aksidente mëngjesin e sotëm. Në rrugën Tepelene-Krahës, një automjet tip Volkswagen u përplas me një mikrobus me targa të Elbasanit që ishte duke shkuar në drejtim të Sarandës.

Nga përplasja mbetën të plagosur rëndë burrë e grua që ndodheshin në automjetin tip Volkswagen.

Ata u sollën me helikopter në spitalin e Traumës në kryeqytet, ndërsa të lënduar janë edhe 8 pasagjerë të mikrobusit.

Më herët në Burrel, tek vendi i quajtur ish-Pularia, një kamionçine doli nga rruga dhe përfundoi poshtë saj. Drejtuesi i mjetit 30 vjeç vdiq në vend.

Tv Klan