Report TV - Meta: Jam i gatshëm të sakrifikoj si Salvador Alende

  • 5 years ago
Presidenti Ilir Meta foli sot nga Pogradeci lidhur me krizën politike në vend. Ai tha se është gati të lërë mandatin folur dhe të sakrifikohet si Salvador Allende për të mos lejuar instalimin në vend të një junte ushtarake.


?I kam dhënë argumentët per krizën. Kriza e qëllimshme. Po cënohet rendi kushtetues . Veprimi i opozites i denueshem dhe i papranueshem. Kuvendi ka 82 deputete te ligjshëm, perfshirë edhe 3 qe nuk dogjen mandatet. Mund te thirren 1 milion shqiptare mbi 18 vjec për te miratuar reformat, por kjo nuk ë zgjidh krizen. Kriza nuk zgjidhet as me retorikë as me metoda policiore, por me dialog. Jam i pergatitur te le mandatin dhe deri te sakrifikohem si Salvador Aljende,per te mos lejuar instalimin e nje junte ushtarake. Perpjekje serioze. Pasojat e krizes mund te jene te renda per Shqiperine. Si president kam bëre cdo perpjekje për te parandaluar krizen.?

"Akti i opozitës për djegjen e mandateve ka qenë i papranueshëm për mua si President i Republikës.
Djegia e mandateve nga opozita shqiptare ka sjellë një krizë të rëndë përfaqësimi në institucionin themelor të Republikës, në Kuvendin e Shqipërisë.
Në vlerësimin tim, sot Kuvendi i Shqipërisë, ka 82 deputetë të ligjshëm, ku përfshihen edhe ata 3 deputetë të opozitës që nuk pranuan të djegin mandatin.
Çdo numër tjetër në Kuvendin e Shqipërisë, ka probleme serioze, thellon krizën e përfaqësimit dhe është i konstestueshëm, në planin ligor, politik, moral e kushtetutes.
Sot në Shqipëri, mund të gjenden të paktën mbi 1 milion shqiptarë Pro-Europianë, që kanë moshën dhe mund të plotësojnë formularin e deklriminalizimit, të cilët ?mund të ndihmojnë? në miratimin e ligjeve, apo reformave të ndryshme.
Por, kriza e thellë e përfaqësimit nuk mund të zgjidhet, as me dhunë, as me metoda policore, dhe as me mjete financiare, por vetëm me dialog politik, për të rivendosur legjitimetin e përfaqësimit në Kuvendin e Shqipërisë", tha Meta.