Bakteri “MRSA”, nuk ka raste të reja në Çair

  • 5 years ago
Pas paraqitjes së rasteve të të prekurve nga bakteri i rrezikshëm MRSA në një kopsht në Çair dhe në një shkollë në Bitel, autoritetet thonë se nuk ka vend për panik. Sipas Institutit të Shëndetit Publik prania e bakterit vazhdimisht rritet dhe për këtë kërkohet që higjiena të jetë në nivelin më të lartë të mundshëm. Më të rrezikuar nga bakteri MRSA janë personat me imunitet të dobët, pacientët me sëmundje të rënda si dhe foshnjat.

Recommended