Ora News – Protesta në Fier: Rama ik! Një polic goditet me gur në kokë

  • 5 years ago
#oranews #protestanefier
Opozitarët e shoqëruan me protesta qëndrimin dy ditor të kryeministrit Edi Rama në qarkun e Fierit.

Me qindra u grumbulluan përballë vendit ku kreu i qeverisë kishte thirrur socialistët e muzeqese për takimin ?Bashkia që duam?.

Protesta qytetare pati edhe momente tensioni, fillimisht pasi përfaqësuesit e opozitës akuzuan policinë me në krye drejtorin e qarkut për provokime.

?Policia ka hyrë në mes të protestuesve? tha kreu i PD-se Fier, Luan Baçi

Me pankarta ?Rama ik?, e të tjera, si dhe me vuvuzela mbështetësit e PD e LSI kërkuan largimin e kryeministrit për ti hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme.

Situata u tensionua sërish kur forcate FNSH ndërhynë për ti shpërndarë.

Në përplasje e sipër, një efektiv i forcave speciale u godit në kokë me një gur.

Te arrestuarit e te premtes- Kater persona u arrestuan dhe 41 të tjerë janë proceduar penalisht në gjedje të lirë për protestat e së premtes në Roskovec e Fier, ku u dogjën goma e pati përplasje pranë vendit ku kreu i qeverisë festonte me gratë.
Policia tha se po punon për identifikimin e personave që sulmuan efektivin e FNSH apo kryen akte dhune. Por sipas kreut të PD Fier, veprimet e policisë janë arbitrare, ndërsa denoncoi edhe përdorimin e bankave të shkollave dhe të administratës për takimin e kryeministrit

Luan Baçi: Gjithë administratën me forcë, me autobuzë, me detyrim. Mbrëmë natën kanë hapur gjimnazet kanë marrë karrige, tavolina, bazën e shkollës e kanë vënë në dispozicion të kryeministrit.?

Paralelisht me Fierin, në protestë kishin zbritur edhe banorët e Këlcyrës që kundërshtojnë projektin e rehabilitimit të qendrës që prek 27 objekte.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/fieri-i-ndare-ne-mes-disa-ne-rruge-kunder-rames-te-tjere-ne-takim-me-t
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended