Nuk deklaruan pasurinë, gjoba për 28 dekanë

  • 5 years ago
Gjoba deri në 500 euro për dekanët që nuk kanë deklaruar pasuritë e tyre në Komisionin Anti-korrupsion. Numri ?një? i këtij institucioni Biljana Ivanovska zbardhi se do të gjobiten 28 dekanë të tre universiteteve shtetërore. Nga Universiteti Nënë Tereza vendimin e Komisionit e quajnë jo të drejtë pasi thonë se kanë pasur afat edhe 10 ditë për të përmbushur obligimin e tyre.