?Qeveria rrit forcën, Opozita forcon Protestën??, kjo është tema e cila diskutohet mbrëmjen e sotme në studion e 360grade të Artur ZHEJIT, duke nisur nga ora 21:00,
Me shumë të ftuar dhe surpriza, emisioni pritet të dhurojë diskutime të ?zjarrta?, që lidhen me aktualitetin, duke zbuluar, të vërtetat që po përgatiten nën rrogozë nga mazhoranca po opozita.
Në rastin e këtyre protestave dhe dorëheqjes masive të mandateve nga shumica dërmuese e deputetëve të Opozitës shqiptare, nuk mungojnë ata, që refuzojnë të jenë pjesë e vendimit politik të partisë së tyre.
Çfarë po përgatitet nën rrogoz, një opozitë e re, parlamentare e komanduar dhe e sponsorizuar nga qeveria apo segmente të afërta me të?
Është ky proces, legjitim dhe i qëndrueshëm? A janë protestat, tashmë e vetmja rrugë e Opozitës, për të kundërshtuar këtë situatë të re që po krijohet në Kuvendin e Shqipërisë?
Skenarët e kryeministrit për të mbushur kuvendin me opozitarë të komanduar, kundrejt skenarëve të Opozitës për protesta të vazhdueshme, deri në rrëzimin e qeverisë?
A do të shkojë më tej zbardhja e Dosjes 339, apo ishte thjesht një alarm fals?
Beteja e Dosjeve? A mund të rizgjohet protesta e studentëve?