Tavo sqaron lapsusin me emrin e babait: Jam shumë i zhgënjyer, mandati nuk është i imi

  • 5 years ago
Vangjel Tavo, ish-deputet i LSI-së në Qarkun e Gjirokastrës ka mbështetur sot banorët e Këlcyrës në ditën e katërt të protestës së tyre. Gjatë një deklarate për mediat, Tavo u pyet nga gazetarët edhe për lapsusin e bërë me emrin e babait në formularin, përmes të cilit paraqiste dorëheqjen nga mandati i deputetit.

Ai deklaroi se kjo nuk e lëkund nga vendimi i tij për të djegur mandatin dhe theksoi se është mjaft i zhgënjyer nga Ediola Braha e cila pranoi mandatin e tij. Tavo u shpreh se mandati nuk i përket as atij dhe asnjë deputeti tjetër por forcës politike të LSI-së dhe shtoi se të gjithë deputetët dhe kandidatët duhet të respektojnë vendimin e forcës politike për djegien e mandateve.

"Unë e kam theksuar dhe po e them sërish. Jam pjesë e vendimit të opozitës. Kam bërë një laspsus, por nga ana proceduriale është një shkelje e parlamentit sepse duhte të ishin verifikuar gjeneralitetet tona dhe të thirreshim përpara komisionit parlamentar. Më herët formularët ktheheshin edhe për një shkronjë

Jam shumë i zhgënjyer për pranimin e mandatit nga Ediola Braha pasi bëhet fjalë për mandatin e një force politike dhe mandati nuk është i imi por i forcës politike. Vendimi i forcës politike më heq mua të drejtën për të qenë deputet", u shpreh Tavo.

Banorët e Këlcyrës janë në ditën e katërt të protestës, për shkak se banesat e tyre preken nga plani i tij urbanistik. Ata nisën mbledhjen e firmave të anëtarëve të Këshillit Bashkiak të cilët do të ankimojnë realizimin e këtij projekti.