Report TV - Raportet financiare/ Misteri, PD-LSI fshehin shpenzimet për protestat e 2018

  • 5 years ago
Shtohen pikëpyetjet dhe misteri mbi burimin e financimit të protestave të opozitës joparlamentare shqiptare. Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim fshehin shpenzimet për protestat e organizuara gjatë vitit 2018, me qëllim gjithnjë rrëzimin e qeverisë ?Rama? apo për detyrimin e saj për të pranuar kërkesat e tyre politike. Në raportet vjetore financiare të dy partive më të mëdha në opozitë, të zbardhur nga Shqiptarja.com, mungojnë shumat monetare të shpenzuara për organizimin e protestave kundër qeverisë. Gjatë vitit 2018, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, kanë organizuar dy protesta popullore para Kryeministrisë, në 27 janar dhe 26 maji.

Në funksion të këtyre dy protestave, opozita ka organizuar edhe dhjetëra protesta të tjera në rrethe. Për çdo protestë të organizuar ka një kosto të konsiderueshme financiare, sikur të llogariten vetëm shpenzimet për transportin e mijërave protestuesve nga të gjitha rrethet e vendit drejt Tiranë dhe anasjelltas, spotet publicitare, flamujt, banerat, pankartat, stampimet, broshurat, ftesat, shërbim fonie, primtimet, fotokopjet etj. Por, në raportet e dorëzuara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për shpenzimet dhe burimin financiar për vitin 2018, PD-LSI deklasojnë shuma të papërfillshme për aktivitetet elektorale në raport me koston e përafërt të organizimit të dy protestave kombëtare para Kryeministrisë. Konkretisht, Partia Demokratike, për vitin 2018, deklaron vetëm 440 000 lekë për evente politike, që jo domosdoshmërisht mund të kenë lidhje me dy protestat. Gjithashtu, PD deklaron 4 041 611 lekë dhe 1 082 694 lekë shpenzime të paspecifikuara. Nga ana tjetër, LSI deklaron zero lekë shpenzime për evente politike si dhe 23 514 lekë shpenzime të paspecifikuara. Ndërkaq, Partia Demokratike, nuk ka deklaruar shpenzimet dhe rrjedhimisht as burimin e financimit të protestave të organizuara gjatë viteve 2014, 2015, 2016 dhe 2017.

Category

📺
TV

Recommended