Report TV - Protesta e opozitës/ Deputetët mbërrijnë në Parlament

  • 5 years ago
Deputetët e maxhorancës kanë mbërritur në parlament rreth një orë para nisjes së seancës plenare për të shmangur përplasjen me protestuesit të cilët nuk janë mbledhur ende. Deputetët po futen në godinën e parlamnentit nga hyrja përballë me pedonalen, ngjitur me qendrën tregtare.

Ndërkohë që zona e pedonales është rrethuar me skela metalike të rrethuara nga kordoni i policisë dhe brenda zonës së rrethuar nuk lejohet kalimi i qytetarëve. Për ruajtjen e rendit dhe sigurisë janë angzhuar rreth 1000 efektivë policie. Forcat e rendit po qëndrojë në vijën e parë të kordonit rrethues ndërkohë që në rreshtin e dytë janë forcat e FNSH dhe RENEA.

Policia ka marrë masa të rrepta për të shmangur incidente të ngjashme me ato të protestave të para, ndërsa rishtas një masë sigurie është edhe vendosja e telekamerave në të gjthë zonën për të bërë të mundur identifikimin e personave që do të përpiqen të përdorin akte dhune.