'Tradhtar, nuk do ju falim!' Ylli Shehu i përgjigjet Monika Kryemadhit

  • 5 years ago
Ylli Shehu, kandidati në listat e LSI në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës, pranoi mandatin e deputetit dhe sot betohet në Kuvend. Në përgjigje të deklaratës së fortë të kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi se ata që pranojnë mandatin janë tradhtarë, dhe askush nuk do ja falë, Ylli Shehu teksa hyri sot në mëngjes në Kuvend për betimin si deputet i ri i opozitës, tha se nuk është tradhtarë. Nëse LSI më përjashton nga partia - tha ai në një prononcim për gazetarët, "është vendimi i tyre".

"Vota ime është kundër qeverisë. Nuk jam tradhtar nuk i tradhtoj mijëra qytetarë që më votuan edhe në 2013 me PR dhe tani me LSI. Nëse LSI më përjashton është vendimi i tyre"

Ylli Shehu u zgjodh deputet për herë të parë në vitin 2013 nën siglën e Partisë Republikane të udhëhequr nga Fatmir Mediu. Para zgjedhjeve vendore të vitit 2015, ai kaloi me LSI-në, gjë e cila krijoi besimin për ta rikandiduar edhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.

Category

📺
TV

Recommended