Ora News - Hysi: Lënia e mandateve e pakthyeshme, por jo dialogu

  • 5 years ago
#oranews
Deputetja e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi e ftuar në studion e Ora News, ftoi opozitën për dialog, por shtoi se nuk mund të dialogohet kundër sistemit të demokracisë.

Hysi: Heqja dorë nga mandatet është e pa kthyeshme, kjo është e vërtetë. Pra një deputet që ka deklaruar se heq dorë nga mandati nuk ka kthim mbrapa. Por protesta dhe mungesa e dialogut nuk është e pakthyeshme.

Disa herë është bërë thirrje për të ulur dhe dialoguar lidhur me gjithçka që opozita kërkon për hapësirat në Parlament. E vetmja gjë që nuk mund të dialogohet janë parimet e demokracisë dhe sistemit. Heqja dorë nga mandati ka goditur demokracinë e sistemit.

Nëse një parti në opozitë do të zgjidhte metodën e lënies së mandateve rezulton se nuk do të kishte nevojë të zhvillonim zgjedhje dhe asnjë parti nuk do të mbante përgjegjësi për premtimet që bën. Përfitoj nga rasti t'i bëj thirrje opozitës për t'u ulur dhe për të gjetur gjuhën e nevojshme për interesat e shqiptarëve.

Ne nuk mund të negociojmë për të pasur një qeveri teknike pa kryeministër Edi Ramën. Siç e dini, një herë në 4 vjet ka zgjedhje. Qeveria del nga vota e shumicës. Miratohet një program qeverisës dhe nëse nuk i ka mbajtur premtimet është zgjedhësi që vendos për ta votuar dhe për të mos e votuar.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/hysi-lenia-e-mandateve-e-pakthyeshme-por-jo-dialogu


Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended