Ora News - Lleshaj ironizon protestat e opzitës janë me ''grafikë'' tregon planin opracional

  • 5 years ago
#oranews
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj zbulon strategjinë që po ndjek policia për të menaxhuar situatën pa viktima në protestat e kaluara të opozitës por dhe të ditëve të ardhshme, që i quajti "protestat me grafikë"

"Fatkeqësisht ne jemi të detyruar të organizojmë mbrojtje fizike në institucione që nuk duhen mbrojtur. Parlamentet në botë janë të hapura dhe nuk mbrohen. Sot detyrohemi të ndërtojmë skema mbrotjeje që është turp për ne por nuk kemi çfarë të bëjmë. Policia e shtetit po ndjek një strategji jokonfrotuese dhe të përshkallëzuar. E kemi pagëzuar si 1. 1. 0. Pra një hap më mbrapa në kohë në raport me ata. Lëri kohë dhe mundësi atyre që duan të bëjnë sherr. Një nivel më poshtë në nivelin e dhunës. Nëse gjujanë dy herë ata ne gjuajmë 1 herë dhe zero viktima.

Një farë fature është paguar. Kemi pasur raste kur deputetë të caktuar u penguan të ushtrojnë të drejtën e tyre. Ose protesta e 16 shkurtit u dëmtua godina e kryeministrisë. Por ata që dëmtuan jam e sigurtë që kanë marrë mbi vete një dëm tjetër shumë herë më të madh. Besoj që kjo do të jetë strategjia jonë në të ardhem. Ajo që për mua është e rëndësishme është të vijojmë normalitetin.

Protesta me grafikë- Ministri e quajti të papranueshme fakfin që njerëz që punojnë në administratë ditën e protestave transferohen në Tiranë dhe shkaktojnë dëme dhe paralajmëroi se do të merren masa.

Është paradoksale kur shohim që këtu kemi protesta me grafikë a thua pakënaqësia zgjohet të enjten, fle një javë dhe më pas zgjohet të enjten tjetër. Në përgjithësi kur ka pakënaqësi është e vijueshme ndërsa këtu e kemi të enjten, të enjten tjetër.

Nga qarku i Shkodrës kemi fenomenin e pakëndshëm të faktit që eksportohet protesta nga Shkodra nga Lezha e Vau i Dejës përmes rrogëtarëve të shtetit. Kjo është e jashtëzakonisht e papranueshme. Njerëz që paguhen për të marrë shërbimin vijnë dhe bëjnë dhunë fizike ndaj institucioneve.

Ne jemi duke marrë masa për ata që paguhen nga shteti të bëjnë punën për të cilën paguhen. Të mos i përdorin në funksion të qëllimeve politike destruktive për të vënë para përgjegjësisë individë të caktuar por dhe drejteus të caktuar të pushtetit vendor që instrumentalizojnë pushtetin e tyre në dëm të interesit publik.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/lleshaj-ironizon-protestat-e-opozites-jane-me-grafike-tregon-planin-operacional

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz