Ora News - Europarlamentaret kundër qeverisë kalimtare: Ky Parlament do vazhdojë

  • 5 years ago
#oranews

?Jo qeveri tranzitore, por bashkëpunim mes faktorëve poltik?. Ka qenë ky mesazhi i prerë i delegacionit të Parlamentit Europin, pas takimeve dyditore me përfaqësues të opozitës dhe mazhorancës në vendin tonë.

Tunne Kelam: Nuk jemi dakord që bojkotimi i parlamentit do të ishte gjëja e duhur dhe i bëjmë thirrje të gjithëve në vecanti shoqërisë civile që të ushtrojnë presion në mënyrë që të bashkohen me njëri tjetrin. Jemi kundër që protestat të bëhen të dhunshme. Nuk është zgjidhje demokratike dhe jemi kundër.

Knut Fleskenstein zbulon se cfare u tha ne takimin me Bashen: "Ne i bëmë të qartë që ne e kuptojmë nga njëra anë argumentet e tij por edhe sikur opozita të ketë tërësisht të drejtë lidhur me akuzat bojkotimi i kuvendit nuk do të zgjidhë problemin në vend. Ne nuk kemi dyshim që ky parlament do të vazhdojë rrugëtimin e vet ndoshta me anëtarë të rinj të vetin, kemi dëgjuar por le të shikojmë secili do të jetë vendimi."

Tunne Kelam: Parlamenti është zgjedhur në mënyrë të ligjshme. Keni një qeveri legjitime dhe mendoj se përqëndrimi tek ideja e pasjes së një qeverie të përkohshme apo kalimtare do të dëmtonte përqëndrimin që keni tek hapja e negociatave. Mendoj që përgatitja për qershorin do të thotë pajtim dhe unitet kombëtar dhe siç e thashë kjo është puna juaj.

Cristian Preda: Bojkoti për ne është i papranueshëm. Braktisja i mandateve është e papranueshme për ne. E kemi thënë kur ishte partia e Ramës ajo që bojkotoi dhe përsërisim këtë qëndrim edhe sot. Unë kam qenë vëzhgues në zgjedhje dhe përfundimet tona ishin se zgjedhjet shkuan mirë dhe nuk mund të themi pas një viti e gjysmë që zgjedhjet nuk ishin të mira. Kur e dëgjoj këtë nga disa parti dhe ata thonë që përfundimet e bëra nga zyrtarët europianë nuk janë korrekte mërzitem sepse ne kemi ekspertizën dhe përvojën më të mirë në botë që respektohet në të gjithë botën. Për mua është çudi që të dëgjoj politikanët shqiptarë që zgjedhjet në 2017 kanë qenë të këqija nuk di çfarë do të thotë kjo gjë. Ju lutem respektoni rezultatet e zgjedhjeve dhe bëni punën. Ne mbështesim idenë për çeljen e negociatave. Besojmë që hapen negociatat por duhet të keni negociata të brendshme dhe dialog të brendshëm.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/europarlamentaret-kunder-qeverise-kalimtare-ky-parlamenti-do-vazhdoje-qofte-me-anetare-te-rinj?fbclid=IwAR0w4JnIdNB5_Ze0QHbEGG5EFaF_j4gD5fZnZ8MF50BFYZ3gwxJe_3ufceo

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz