Ora News – Luftë informalitetit, Denaj inspekton Doganën e Durrësit

  • 5 years ago
#oranews #doganaedurresit
Nga dogana e Durrësit, Ministrja e Financave, Anila Denaj, ka bërë thirrje që të vijojë lufta ndaj informalitetit dhe të mbahen nën vëzhgim të gjithë elementët e riskut, sidomos në dogana. Denaj deklaroi se tashmë janë bërë një sërë reformash për të eleminuar procedurat për sipërmarrjen por njëkohësisht duhet të vijojë lufta ndaj informalitetit.

Ministrja e Financave, Anila Denaj, i ka kërkuar administratës doganore që të vijojë luftën pa kompromis ndaj informalitetit.

Nga porti i Durrësit, Denaj tha se të gjithë sektorët që kanë një risk të lartë për korrupsion në dogana do të vëzhgohen me kujdes.

Anila Denaj: Është shumë e rëndësishme që pika të caktuara doganore ta marrin këtë si rol mëe të shtuar se disa pika të tjera pasi jo të gjithë kanë të njëjtin risk. Kur vjen çështja e trajtimit të disa elementëve për të luftuar informalitetin, korrupsionin dhe trafiqet.

Kjo është një njësi e cila ka elementin e rëndësisë ndër më të lartat në gjithë sistemin doganor. Është përgjegjshmëri shumë e lartë nga ana juaj për ta realizuar me përpikmëri dhe këto elementët e shtuar të aspektit lokal në aspekt të riskut janë të domosdoshëm. Ato duhet të faktorizohen, duhet të marrin dhe një peshë më të madhe.

Sipas Ministres së Financave, reformat e ndërmarra vitet e fundit për thjeshtimin e procedurave kanë ndikuar në përmirësimin e klimës dhe rritjen e besueshmerisë së biznesit në vend.



Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/lufte-informalitetit-denaj-inspekton-doganen-e-durresit
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Category

📺
TV

Recommended