Ora News – Koncesionet e laboratorëve në ngërç

Ora News Lajme

by Ora News Lajme

0 views
#oranews #koncensionetelaboratoreve

Koncesioni i laboratorëve spitalorë vijon të mbetet në ngërç. 22 muaj pas shpalljes së fituesve kompania nuk ka firmosur kontratën me qeverinë. Ministria e Shëndetësisë thotë se procesi ende nuk është mbyllur, ndërsa ish-Ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, thotë se këto koncesione nuk duhet të bëhen në spitale.

Ndonëse kanë kaluar gati 22 muaj nga shpallja fituese e grupimit të tre kompanive Labopharma, Exalabm, dhe Laboratory Solution ende nuk është firmosur kontrata me qeverinë.

E pyetur nga Ora News për këtë çështje, Ministria e Shëndetësisë thotë se procesi nuk është përmbyllur ende, duke mos dhenë më tepër shpjegime për ngërçin që mund të ketë situata.

I reklamuar nga qeveria si një nga koncensionet më të suksesshme në shëndetësi, ky partneritet për shërbimet spitalore ka mbetur në vendnumëro ende pa nisur.

Gara e hapur dy vite më parë shkaktoi reagime edhe nga opozita, e cila e kundërshton këtë Partneritet Publik Privat.

Tritan Shehu: Dhënia e laboratorit me koncesion privatit për mua është gabim i madh strategjik sepse thyen unitetin e spitalit dhe punën unitare që duhet të bëjë spitali. Është një eksperiment që ka dështuar kudo ku është përdorur dhe jashtë. Në këtë mënyrë ne krijojmë një monopol privat për institucionet publike, nacional, që bie ndesh me konceptin e konkurrencës dhe konceptin absolutisht të autonomisë spitalore.

Ish-Ministri i Shëndetësisë,Tritan Shehu, tregon se qeveria po shpenzon rreth 95 milionë euro për një shërbim, i cili nuk duhet bërë me Parneritet Publik Privat.

Partneriteti Publik Privat i laboratorëve duhej të kishte nisur zbatimin që pas shpalljes së fituesit në prill të vitit 2017.

Por, pas 22 muajsh ky koncension vijon të mbetet një mister.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/koncesionet-e-laboratoreve-ne-ngerc
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz