Nepotizmi në Çellopek, Inspektorati nuk heton rastin

  • 5 years ago
Institucionet nuk kanë ndërmarr ende asnjë hap për hetimin e pretendimeve për nepotizëm në shkollën fillore 7 Marsi në Çellopek të Tetovës. Nga Inspektorati shtetëror për Arsim thonë se rasti nuk është denoncuar te ky institucion, ndërsa nga Komisioni anti-korrupsion thonë se pas publikimit të rastit në Alsat, do të hapin lëndë për të vërtetuar nëse bëhet fjalë ose jo për nepotizëm.