Ora News - Përgatitjet e maturës, maturantët nisin konsultimet në gjimnaze

  • 5 years ago
#oranews

Matura Shtetërore këtë vit pëson disa ndryshime në përmbajtje e vlerësim. Maturantët do të testojnë njohuritë në katër provime, një më pak se viti i kaluar, ndërsa përgatitjet gjimnazistët i kanë nisur 3 muaj para.

Të vendosur dhe me dëshira të qarta maturantët kanë nisur përgatitjet për provimet. Testimet jane tre muaj larg por orët e gjata mbi libra tashmë kanë nisur.

Nxënëse: ?Personalisht kam nisur deri tani sepse mendoj se vetëm 1 muaj është një kohë e shkurtër për të mësuar gjithë lëndët që kemi për provim, duke llogaritur lëndët me zgjedhje dhe lëndët me detyrim.?

Matura e ketij viti do të jetë ndryshe. Gjimnazistët do të testojnë njohuritë e tyre vetëm ne katër lëndë nga pesë që ishin një vit më parë.

Luiza Mustafaj: ?Maturantët do kenë tre provime të detyruara, Matematikë, Letërsi dhe Gjuhë e huaj dhe provimi me zgjedhje që konsiston në një nga lëndët e vendosura me udhëzim.?

Drejtorja e gjimnazit ?Partizani?, një prej 5 shkollave të mesme më të mira në Tiranë, shprehet se konsultimet kanë nisur prej muajit janar.

Luiza Mustafaj: ?Nxënësit kanë nisur të përgatitin në shkollë dhe me mënyrat e tyre individuale. Mendojmë se shumë shpejt do jemi gati për provime.?

Në 7 qershor 36 mijë maturantët do të japin provimin e gjuhës së huaj, 5 ditë më vonë atë të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë ndërsa në datat 17 dhe 22 qershor do të testojnë njohuritë ne matematikë dhe provimin me zgjedhje.

Për më shumë lexoni në:

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz