Ora News - E paprecedent/ Moti i keq dëmton stadiumin

  • 5 years ago
#oranews

Ka mjaftuar një erë e fortë për të tjetërsuar pamjen e stadiumit "Shënkolli". Kjo arenë futbolli ka pësuar dëmtime nga erërat e forta që kanë shoqëruar rajonin e Lezhës gjatë ditës së shtunë.

Rrethimi i stadiumit ka rënë në tokë, e ndërsa muri është shembur, duke e bërë këtë fushë jo të denjë për të luajtur në të, gjithmonë sipas standarteve që Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur. Në lidhje me këtë situatë, zyrtarët e klubit të futbollit të Shënkollit nuk kanë shprehur asnjë reagim publik për të informuar mbi kohën që do të duhet për të riparuar dëmet.

Gjithashtu nuk dihet nëse klubi do të përfitojë ndihmën financiare nga Bashkia e Lezhës për të rikthyer stadiumin në kushtet e mëparshme, në mënyrë që skuadra t'i luaj në shtëpi ndeshjet e radhës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/e-paprecedent-moti-i-keq-demton-stadiumin

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz