Report Tv - “Të mirësjellshmit”, muzikal për fëmijë tek Teatri Metropol

  • 5 years ago
Jazz, blues, swing dhe Salsa ishin ritmet e muzikës cilësore, që shijuan fëmijët në koncertin muzikor në Teatrin e Metropolit.

Banda më e re muzikore në qytet ?Të mirësjellshmit? e formuar nga disa artistë të rinj, performuan rreth një orë vetëm për fëmijët.

Fëmijë: ?Është një shfaqje e mrekullueshme edhe do të vijë çdo të diel në Teatrin e Metropolit?.

Ndërsa, muzikantët e All In Band, këngëtarët, së bashku me aktorët e balerinët kënduan edhe kërcyen, këngë të cilat janë kompozuar dhe shkruar prej tyre për fëmijët. Meloditë dhe tekstet shembullore kanë si qëllim që të forcojnë më shumë dashurinë e fëmijëve për muzikën.

Amri Hasanlliu, vokalisti: ?Është hera e parë në Shqipëri besoj që bëhet një shfaqje teatrore, që ka të gjithë zhanret. Të mirësjellshmit, sepse të gjithë çunat duhet që të jenë të mirësjellshëm, që mos të kenë inate edhe xhelozia me njëri-tjetri. Tekstet kanë qenë për fëmijë, edhe ne i kemi përshtatur. Mendoj se ka është një shfaqje që fëmijët duhet që të vijnë ta shohin çdo herë?.