Report Tv-Rama: Do kujdesemi edhe për demokratët që u braktisën nga të zgjedhurit e tyre

  • 5 years ago
Kryeministri Edi Rama foli sot nga Gjirokastra për vendimin e opozitës për të djegur mandatet. Ai deklaroi se opozita largohet pasi nuk ka asnjë shans të fitojë në zgjedhje dhe Lulzimi nuk e përballon dot edhe një humbje tjetër.

"Duhet të kujedesemi për të gjithë miqtë tanë demokratë të ciltë u tradhëtuan nga deputetët e tyre. I them demokratëve se kjo nuk ka lidhje me ato qe thuhen por me ato që dihen. E dinë që nuk kanë asnjë shans të na mundin. Lulzimi nuk e përballon dot edhe një humbje tjetër. Edhe ata që e kanë vënë aty nuk e mbajne dot më. Ai dhe partia e tij po dalin të humbur shumë më shumë se sa do dilnin nga zgjedhjet. Ata janë në panik pasi nuk kanë më asnjë mundësi të pëngojnë reformën në drejtësi. Drejtësia e re ka disa punë me ta.

Nuk është mirë që ata u larguan por nga ana tjetër, ata Shqipërinë nuk e kthejnë dot më pas. Rrugën e Shqipërisë për të shkuar përpara nuk e hedhin dot më në erë. Nga veprimet e tyre dëmtohen njerëzit e zakonshëm, ata që merren me tregti, dëmtohet konsumi. Të jeni të sigurtë se ne jemi me të drejtën dhe do të jemi edhe më shumë njerëz. Ne sot vërtetë kemi bërë shumë dhe ka shumë më shumë për të bërë, por ne kemi thënë na jepni votën jo për të qeverisur me të tjerë, si këta që ndërrojnë çdo ditë. Çdo ditë ne jemi përpjekur të qeverisim bashkë me ju.Sot falë kësaj qeverisë, socialist apo demokrat, në rast se ndesh një padrejtësi në zyrat e shtetit mjafton të kërkojë ndihmë. Ku ishte më parë ajo adresë që i ndihmonte njerëzit kur kishin nevojë."

Rama tha se opozita është futur në panik pas mbylljes së lojërave të fatit, luftës kundër kanabisit dhe reformës në drejtësi.

"Populli nuk i votoi për ato arsye për të cilat sot thonë se po protestojnë. Ajo republika për faqen e zezë e Lazaratit kishte të gjithë bekimin e tyre. Ne e luftuam fenomenin dhe e nxorrëm në pah çdo ditë. Ashtu sikurse kemi luftuar edhe të tjera fenomene. Lufta jonë kundër kanabisit dhe lufta për reformën në drejtësi ka futur në panik shumë njerëz. Lufta kundër lojërave të fatit. Janë të gjitha këto forca të prekura përfaqësohen nga ata që thonë po lëmë mandatet dhe po shkojnë me popullin", deklaroi Rama.