Report Tv-Fleckenstein: Djegia e mandateve?! E rrezikshme..

Report TV

by Report TV

0 views
Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein i quan të rrezikshme vendimet e opozitës për të djegur mandatet, aludimet për bojkot të zgjedhjeve vendore, por edhe dhunën në protestë. Fleckenstein e quan shqetësuese këtë fakt, veçanërisht djegien e mandateve, kur thotë se me një parlament jofunksional dhe një opozitë që nuk do të kontribuojë, Shqipëria nuk duhet të habitet nëse negociatat për integrimin në Bashkimin Evropian i shtyhen sërish.

"Anëtarët e parlamentit zgjidhen për të përfaqësuar votuesit e tyre në parlament, kjo duhet të jetë e qartë për këdo, por kjo nuk është e re, të gjithë e dinë që ky është opinioni im, edhe i Eduart Kukanit nga EPP, dhe nga dy parti të mëdha në Europë", shprehet Fleckenstein në një intervistë.