Ora News - "Busti ra por hija e Enverit ende kudo", rrëfimi i Cekës dhe Gonxhes në "Tempora"

  • 5 years ago
#oranews #tempora #sonilameco

Sot shënohen plot 28 vjet nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha.

Dy protagonistë të rëndësishëm të asaj dite, që më pas vijuan karrierën e tyre, Neritan Ceka dhe Blendi Gonxhja rrëfyen për emisionin "Tempora" në Rtv Ora News jo vetëm se si e kujtojnë atë ditë të rëndësishme por edhe çfarë do të thoshte në simbolikën e psiqikës së kombit shqiptar në atë moment rrëzimi i kultit të Enver Hoxhës.

Po sot pas 28 vitesh, a kemi ende hije të kulteve që enden mbi qiellin shqiptar?

Neritan Ceka: Populli ishte gjithmonë në shesh siç ndodh në revolucionet e mëdha dhe në mënyrë spontane, pa asnjë shtytje, pastaj unë u spostova tek selia e Partisë Demokratike ku gjeta Sali Berishën, i cili shkoi edhe ai me makinë dhe është filmuar duke kaluar nga sheshi. Por PD-ja në atë kohë nuk ishte për veprime kaq radikale. Ne mendonim se do të hiqej ashtu siç u hoq Stalini, Lenini, në mënyrë graduale dhe jo me forcë.

Pati një grumbullim spontan të rreth 10 mijë njerëzve që mbushën bulevardin "Dëshmorët e Kombit" sot dhe zbritën në drejtim të urës së Lanës ku u vendosën menjëherë forcat e Gardës me tanke dhe një armatim të rëndë dhe një kordon policie përpara. Mora një megafon nga forcat e policisë të cilat ishin midis dy zjarreve, ishin të paarmatosur, prapa ishte Garda, dhe i bëra thirrje popullit të tërhiqej nga konfrontimi. Funksionoi, ishte nga ato çuditë që ndodhin në histori dhe gjithë turma u zhvendos në drejtim të sheshit "Skënderbej".

Për mua ishte një shenjë që populli u bindet liderve sepse unë isha një nga liderët e PD-së në atë kohë, kur ata e çojnë drejt paqes, drejt zgjidhjeve paqësore, e çojnë drejt asaj që është me të vërtetë Europa. Edhe ne nuk e mendonim kaq të gjatë për të thënë të vërtetën. Personalisht e kam menduar një çështje të dy dekadave, maksimumi. Jemi tej çdo limiti dhe jemi në një situatë që unë do ta quaja "teatër absurd".

Blendi Gonxhja: Ishte një moment historik në vendin tonë, një moment i madh krenarie personale për atë brez. Për ne mishërimi më i madh, më i rëndësishëm, më i egër, më negativ përballë nesh, ishte figura e Enver Hoxhës dhe kjo përballje duhet të vinte nga studentët sepse partia politike opozitare e parë në atë kohë, PD-ja, natyrisht që ishte në momentet e para të saj dhe nuk mund ta përceptonte dot që mund të kalonte dot deri në kërkesa të tilla.

Edhe sot pas tre dekadash më ngjethet mishi sepse ka qenë një nga ditët më të vështira të jetës sonë. Unë kam qenë kryetar i zgjedhur i komisionit organizator të grevës dhe përgjegjësia ka qenë e jashtëzakonshme.

Megjithëse të rinj, të gjithë mendimet që të vinin në kokë atë ditë përziheshin me frikën, terrorin e mundshëm që mund të shkaktohej në rast se mund të kishim një banjo gjaku në qytet.Gjithë shoqëria ndaloi dhe gjithë jeta në Shqipëri ndaloi dhe u përqëndrua te Qyteti Studenti, te godinat ku ne ishim ngujuar.

Beteja jonë ka qenë një betejë ndaj mendësisë, ndaj Enverit dhe të gjithë Enverëve, të gjithë atyre që mendonin...