Ora News - Basha merr dakordësinë e grupit parlamentar për djegien e mandateve

  • 5 years ago
#oranews

Grupi parlamentar demokrat ka votuar unanimisht në favor të propozimit të kreut të PD-së Lulzim Basha për dorëzimin e mandateve të deputetëve.

Në mbledhjen e sotme është vendosur të mandatohet kryetari Basha për mbledhjen e Këshillit Kombëtar për marrjen e vendimit përfundimtar.

Po kështu është vendosur ngritja e një grupi pune për teknikalitetet. Njerëz që njohin ligjin dhe zgjedhjet. Për grupin e punës janë propozuar Gaz Bardhi, Oerd Bylykbashi, Enkelejd Alibeaj, Clirim Gjata, Ivi Kaso.
Burime nga mbledhja bëjnë me dije se Basha ka deklaruar: "Ne jemi në borxh me qytetarët, ata na dhanë besimin, ne duhet të jemi me ta. Gjendja është emergjencë kombëtare. Ky është hap nga pozita e dominimit të forcës popullore. Na takon ne të udhëheqim shqiptarët".

Të njëjtat burime bëjnë me dije se në mbledhje po flasin të gjithë deputetët me radhë dhe deri tani asnjë nuk është shprehur kundër lënies së mandatit.

"Duhet të gjejmë hapësirat ligjore për ti dorëzuar që sot. Duhet të ndërtojmë strategji të qartë për tu organizuar fort" ka deklaruar deputeti Ervin Salianji.

Berisha: Ka ardhur koha të përballemi me këtë regjim

Propozimi i Bashës ka gjetur mbështetjen edhe të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Sali Berisha: Duhet të ndërmarrim çdo akt që na çon tek rrëzimi i Ramës. Prova e këtij vendimi është nëse ne me aksionin qytetar politik do ti kthejmë shqiptarëve votën e lirë, ne kemi marrë një vendim historik të drejtë. Po nuk arritëm që shqiptarët të votojnë të lirë, mbetemi fasadë. Nëse shkohet në këtë vendim që nuk e kundërshtoj, përkundrazi, koha ka ardhur që të përballemi me këtë regjim me qëllimin e vetëm që shqiptarët të jenë të lirë.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/djegia-e-mandateve-pd-dhe-lsi-mbledhin-grupet-parlamentare


Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Category

📺
TV

Recommended