Rtv Ora News do të mbulojë me një transmetim maratonë drejtëpërdrejtë të gjithë protestën e 16 shkurtit të thirrur nga opozita.
Kamerat dhe gazetarët e Ora News do të jenë të vendosur në të gjitha nyjet kryesore të protestës për një mbulim të plotë dhe transparent të të gjitha zhvillimeve që priten gjatë ditës së nesërme.
Studio e lajmeve të Ora News do të jetë e hapur që në mëngjes me raportime nga vendngjarja por edhe me analiza të veçanta nga të ftuar specialë, komentatorë.