Bashkia e Tiranës do të investojë në të gjitha fshatart e Tiranës, me synimin ofrimin e shërbimeve aty ku janë njerëzit. Premtimin e dha kryebashkiaku Veliaj gjatë inspektimit të përfundimit të punimeve në shkollën 9 vjeçare ?Sharrë? në zonën e Kombinat.
Fëmijët e zonës së Sharrës në zonën e Kombinatit do të zhvillojnë mësim në ambiente të ngrohta dhe të rikonstruktuara nga Bashkia e Tiranës. Gjatë inspektimit të kryer në këto mjedise, kryetari i Bashkisë, Veliaj tha se synimi është ofrimi i shërbimeve aty ku janë njerëzit, ndërsa premtoi investime në të 130 fshatrat e Tiranës.
Veliaj: ?Situata sot në Sharrë nuk është perfekte, por është si dita me natën me ç?ka qenë. Jo vetëm Sharra, por të 130 fshatrat e Tiranës kanë nevojë për ndërhyrje, ama krahasuar me katër vite ku nuk ndodhte asgjë, të paktën sot mund të themi se landfilli, varrezat dhe shkolla u bënë. Nga tre punë çdo vit, e kështu me radhë, mund të mbyllen të gjitha problemet. Gjithë filozofia si e qeverisë, si e bashkisë, ka qenë t?i çojmë shërbimet aty ku janë njerëzit?
Shkolla e rikonstruktuar ka të integruar edhe mjediset për ciklin parashkollor, që shërben si një ndihmesë për prindërit që punojnë të cilët nuk kanë ku të lënë fëmijët.