Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e të mërkurës në Lezhë ku dy futbollistë e Besëlidhjes Isak dhe Omar Kamara janë dhunuar nga disa persona pa asnjë motiv. Në një intervistë për "Ora News" Kamara, sqaron se nuk i njihnin agresorët, ndërsa tregoi momentin e tmerrit që përjetuan.
"Ishin tre djem që na shajtën. Na shajtën për shkak të ngjyrës. Tre djemtë erdhën e na goditën me grusht dhe shkopa."-thanë futbollistët.
Në lidhje me këtë ngjarja policia e Lezhës ka proceduar penalisht dy persona që ushtruan dhunë ndaj afrikëve. Sipas policisë shtetasit L.K. dhe Xh.P. kanë goditur fizikisht dhe me mjete të forta dy futbollist të ekipit të Besëlidhjes.Fatmiresisht dy futbollistet nuk kanë marrë lëndime të shumta, ndërsa sipas burimeve ngjarja ka ndodhur, pasi dy përsonat i kanë ofenduar për çështje rracore futbollistet me ngjyrë, duke sjell dhe konfliktin mes tyre.