Report Tv-Shkurti muaj i vranësirave, të mërkurën rikthehet acari

  • 5 years ago
Rikthimi i reshjeve të shiut solli dhe temperaturat të ulëta, por muaji shkurt nuk do të jetë tipik muaj dimri. Do të jetë zona juglindore do të përjetojë dhe motin më të ftohtë. Meteorologia Adiola Bani, për Report Tv tregon se këto temperatura do të na shoqërojnë deri në fund të javës.

?Pas kësaj ajve do të kemi mot të kthejllët. Do kemi disa episode me reshje. Sa i përket temperaturave, në zona malore do të jenë tipike për muajin shkurt. Kjo javë nisi me temperatura të ulëta, që do të zgjasin deri në fundjavë?, shprehet meteorologia.

Muaji shkurt do të karakterizohet nga vranësira të shumta, ndërsa në pjesën e dytë të muajit do të kemi temperatura me minus.

Reshjet do të jenë në sasi të pakët, ndërsa ditën e nesërme pritet të ketë një rënie të ndjeshme të temperaturave.