Shekerinska: Ratifikimi, shumë shpejt në të gjitha vendet

  • 5 years ago
Procesi i ratifikimit të protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO në kuvendet e 28 të mbetura do të ndodh shumë shpejt. Këtë sinjal sipas Ministres së mbrojtjes Radmilla Shekerinska e kanë dhënë thuajse të gjitha vendet e Aleancës. Shekerinska në një intervistë për Alsat thotë se qeveria tashmë është e gatshme t?i përmbush edhe obligimet e tjera që dalin nga Marrëveshja e Prespës. Ajo gjithashtu thotë se Maqedonia është e fokusuar në përmbushjen e reformave të cilat janë të domosdoshme edhe për fillimin e bisedimeve me Bashkimin Evropian në qershor. Nuk pret bllokime nga ndonjë vend anëtar.