• 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Tashmë kanë nisur përgatitjet për Samitin e dytë mes presidentit të shteteve të bashkuara Donald Trump dhe liderit të Koresë së Veriut Kim Jong Un të programuar në Vietnam në ditët e fundit të muajit. I dërguari i SHBA në Korenë e Veriut është kthyer nga Peniani, ku zhvilloi bisedime për përgatitjen e samitit. Trump tha se përfaqësuesi i tij zhvilloi një takim të frytshëm dhe është në pritje të përparimeve në çështjen e paqes mes dy vendeve. Stephan Biegun u takua me homologen e tij të Koresë së Veriut, Kim Hyok-chol me të cilin diskutoi mbi përparimet e marrëveshje të arritura nga Trump dhe Kim në samitit e Singaporit të zhvilluar qershorit e kaluar, për denuklearizimin e plotë. Të dyja palët mbeten të angazhuara për arritjen e një progresi të vërtetë dhe do të takohen përsëri përpara samitit të fundshkurtit. Pas takimit të pare historik të Singaporit, udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un, u zotua të punonte drejt denuklearizimit të gadishullit Korean. Të dy palët thanë se ishin të angazhuar për ketë proces, por pa detaje se si kjo do të kryhet ose si do të verifikohet ai. Sipas ekspertëve pavarësisht deklaratës së shefit të shtëpisë së bardhë se Koreja e Veriut nuk është më një kërcënim bërthamor, vendi nuk ka thënë kurrë se do të heqë dorë nga programi i armëve atomike. Ndërkohë, organizata e kombeve të bashkuara ka paralajmëruar se Koreja e Veriut po vazhdon programin nuklear dhe po thyen sanksionet.

Category

📺
TV

Recommended