Ora News - Zbardhet akuza për gjyqtarin Thanza, vodhi rroba në një supermarket në 1999

  • 5 years ago
#oranews #admirthanza #vetting

Ish anëtari i Gjykatës së Lartë Admir Thanza pritet të përballet me togat e zeza në Gjykatën e Tiranës për fshehjen e dënimit për vjedhje në Itali. Prokuroria ka publikuar dosjen ndaj ish-gjyqtarit të shkarkuar nga KPK ku theksohet se Thanza ka vjedhur rroba në një supermarket në vitin 1999 duke u dënuar nga gjykata vendase me 40 ditë burg dhe me gjobë.

Zbardhet dosja penale e prokurorisë për ish anëtarin e Gjykatës së Lartë Admir Thanza, i cili u shkarkua nga KPK në korrik 2018 gjatë procesit të vettingut, pasi nuk deklaroi dënimin në Itali për vjedhje.

Në dosjen e dërguar në Gjykatën e Tiranës për falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve thuhet ndër të tjera se hetimi ka nisur pas seancës në KPK, ku është theksuar se Thanza ishte dënuar në Itali.

Prokuroria ka administruar formularin zyrtar ku Thanza nuk e deklaronte dënimin e dhënë ndaj tij nga autoritetet italiane.

Por bazuar në të dhënat e marra nga KPK, prokuroria ka kërkuar informacion në Itali për ish-gjyqtarin.

Më 26 dhjetor 2018 Ministria e Drejtësisë ka dorëzuar tek hetuesit përgjigjen e ardhur nga Italia ku thuhej se Admir Thanza reulton i dënuar për vjedhje në bashkëpunim me vendim të formës së prerë të datës 20 nëntor 1999.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/zbardhet-akuza-gjyqtarin-thanza-vodhi-rroba-ne-nje-supermarket-ne-1999

Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Category

📺
TV

Recommended