“Sopoti”, 90 euro për çdo ditë burgu

  • 5 years ago
Një ditë para shpalljes së zgjedhjeve presidenciale, Qeveria miratoi marrëveshjen me Avokatin e Shtetit për dëmshpërblimin e gjashtë banorëve të Sopotit të dënuar padrejtësisht. Me këtë vendim, avokati i shtetit thotë se ka arritur të ruajë imazhin për një shtet të drejtë. Avokati i banorëve të Sopotit tha se dëmi që iu shkaktua klientëve të tij dhe familjeve nuk mund të kompensohet me asgjë.