Ora News – Përdhunimi i 14-vjeçares, Vishaj: Adoleshentët përfitojnë uljen e gjysmës së dënimit

  • 5 years ago
#oranews #perdhunimi #kavaje

Vepra penale e kryer ndaj vajzës së mitur në Kavajë, dënohet me 25 vjet burg të paktën sipas nenit të cituar nga prokuroria dhe gjykata e Durrësit në aktakuzën ndaj adoleshentëve. Por avokati Saimir Vishaj thotë se për shkak të moshës së mitur ata përfitojnë përgjysmimin e dënimit. Një tjetër ulje të dyshuarit mund ta përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar që parashikon reduktimin e 1/3 të dënimit.

Vepra penale që kanë kryer tetë djemtë që abuzuan me vajzën e mitur në Kavajë është një nga veprat më të rënda të kodit penal shqiptar.

Sipas gjykatës, tetë adoleshentët akuzohen për veprën e parashikuar nga paragrafi I dytë I nenit 100 të kodit penal.

Në këtë nen të cituar nga prokuroria dhe gjykata e Durrësit për rastin e abuzimit me 14-vjeçaren, thuhet teksualisht se ?Kur marrëdhënia seksuale ose homoseksuale kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë ose me dhunë, ose kur i janë shkaktuar fëmijës së dëmtuar pasoja të rënda për shëndetin, dënohet me burgim jo më pak se njëzet e pesë vjet?.

Por avokati Saimir Vishaj sqaroi për Ora News se personat e dyshuar për këtë rast përfitojnë uljen e gjysmës së dënimit për shkak të moshës së mitur.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/perdhunimi-i-14-vjecares-vishaj-adoleshentet-perfitojne-uljen-e-gjysmes-se-denimit

Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz