Shkeljet në tenderat e Drejtësisë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Zbulohen detaje nga shkeljet për të cilat zyrtare e ish zyrtare te ministris se drejtesise përfunduan në burg, nën akuzën e shpërdorimit të detyres dhe cënimit te barazise ne tendera.Vizion Plus zbardh vendimin e plotë të gjykatës së Tiranës, e cila vendosi të lërë në burg 3 persona, drejtori i shërbimeve mbështetëse Aurel Lamce, si dhe specialistët e IT, Lysien Ali dhe Arlind Alikaj.Ndërsa në arrest shtëpie u la ish sekretarja e përgjithshme e ministrisë Juliana Hoxha, ndonëse prokuroria kërkoi arrest me burg. Për 8 të tjerë, gjykata vendosi masën detyrim paraqitje.Në kërkesën për gjykim thuhet se tenderi i monitorimit me kamera në burgun e Lezhës e të Fushë-Krujës, është lidhur në kundërshtim me ligjin. Investimi i kryer sipas akuzës, nuk është i argumentuar me efektivitetin e përdorimit të fondeve buxhetore.Po ashtu, nga hetimet ka rezultuar se në momentin e lidhjes së kontratës, Ministria e Drejtësisë, në cilësinë e Autoritetit Kontraktor, nuk ka pasur në dispozicion fonde të mjaftueshme.Sipas prokurorisë, kjo gjë është vërejtur edhe në hetimet e të paktën dy tenderave të tjerë.Si pjesë e kësaj dosjeje, në hetim ishin një grup i gjerë personash, 12 prej të cilëve u çuan në gjykatë nga Prokuroria. Ndërsa hetimet u shtrinë në 5 tendera të ndryshëm për periudhën kohore 2016-2017.Ato kishin në fokus mirëmbajtjen e sistemit te kamerave në 7 gjykata adminisrative, mbikqyrjen elektronike, regjistrin noterial, kamerat e burgut te lezhes dhe fushe krujes si dhe sistemin elektronik te permbarimit.