"Ju flet Moska": Episodi "Haxhiu- Stanishic- Bakalli" i spiunazhit serb

  • 5 years ago
#oranews #jufletmoska

Këto ditë në Shqipëri ka qarkulluar për një histori, për një ngjarje që ka lidhje me Shërbimin e Fshehtë Serbe, në prag të luftës në Kosovë në dhjetor 1997. Sikur gazetari Baton Haxhiu ka ndërmjetësuar një takim mes ish-udhëheqësit komunist të Kosovës Mahmut Bakallit dhe shefit të shërbimit të fshehtë serb, Ivica Stanishic.

Kur Albin Kurti dhe disa të tjerë në Kosovë e rikthejnë këtë ngjarje që për herë të parë është përmendur në vitin 2007, ata kanë një qëllim. Duan të thonë se e gjithë kjo ide e ndryshimit të kufijve ka të bëjë me Beogradin. Albin Kurti në një intervistë që ka dhënë në emisionin e Adi Krastës në Neës 24 ka thënë: "Ndërmjet Thaçit dhe Vuçiçit ndërmjetësues është Baton Haxhiu, i cili dikur ishte ndërmjetësues mes Mahmut Bakallit dhe shefit të Shërbimit Informativ Shtetëror Ivica Stanishiç. Ky person ka një fuqi edhe mbi kryeministrin e Shqipërisë, e të them të drejtën nuk e di pse. Më është dukur enigmë, por kur një enigmë zgjatet shumë bëhet mister. Ky person kaq i urryer në Kosvë të ketë ndikim kaq të madh në Kosovë, që të vinte puna që nëpërmjet Kosovës të kishte ndikim Beogradi në Tiranë, këtë kurrë se kisha menduar".

Nuk është se kam ndonjë respekt për Baton Haxhiun si person, e quaj si një gazetar spekullues. Nëse ka ndonjë lodhje me Beogradin, këtë e ka sepse mbron interesat e kompanisë Devolli, e cila ble grurë në Serbi dhe e shet në Kosovë dhe Shqipëri.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-episodi-haxhiu-stanishic-bakalli-i-spiunazhit-serb

Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Category

📺
TV

Recommended