Ora News - Arratiset trafikanti, Dritan Gramozi i shpëtoi arrestimit nga “Rruga e Gabuar”

  • 5 years ago
#oranews #trafikanti #dritangramozi

Njëri nga anëtarët kryesorë të grupit kriminal që trafikonte klandestinë nga Shqipëria në SHBA, Kanada dhe Angli ka arritur të arratiset. Shtetasi Dritan Gramozi i ka shpëtuar arrestimit pasi dyshohet se aksioni është dekonspiruar. Ndërkohë pas daljes së 32 të arrestuarve para gjykatës, është zbardhur edhe fakti se klandestinët kalonin kufirin nga Shqipëria në Greqi në makinë policie.

Operacioni kundër grupit kriminal të trafikut të klandestinëve nga Shqipëria për në SHBA, Kanada dhe Angli dyshohet se është dekonspiruar.

Anëtari kryesor i grupit Dritan Gramozi, dyshohet se i ka shpëtuar operacionit ?Rruga e gabuar? edhe pse ishte lokalizuar lokali ku ndodhej deri pak orë para arrestimeve. Së Bashku me Gramozin në kërkim janë shpallur edhe shtetasit Françesk Meta, Erlis Shehu, Mehmet Cani.

Sipas prokurorisë, Gramozi dyshohet se ka pajisur me dokumenta false të Hajri Seferit, anëtar i dyshuari i grupit Avdylaj, i cili është kapur teksa po largohej nga Shqipëria.

32 personat të cilët dyshohen se prodhonin dokumente false për kalimin të paligjshëm të kufirit kanë dalë para gjykatës së krimeve të rënda për tu njohur me masën e sigurisë. Ndërkohë grupi i hetimit ka zbardhur detaje të reja nga përgjimet që prokuroria disponon në dosje, lidhur me mekanizmin që grupi përdorte për trafikimin e klandestinëve.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/arratiset-trafikanti-dritan-gramozi-i-shpetoi-arrestimit-nga-rruga-e-gabuar

Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz